Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka deklaruar se konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, mbase dhe me vite.

Duke folur këtë të diel për “Sky News”, numri dy i Britanisë është shprehur se aleatët perëndimor të Ukrainës duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që Vladimir Putin i Rusisë të dështojë.

Lufta e rusëve në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 11-të, ku janë shënuar viktima dhe shumë shkatërrime, pasi trupat ruse po synojnë kryesisht qytetet e mëdha e të populluara ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb