Sfida e djeshme në Kategorinë e Parë të Shqipërisë mes Turbinës dhe Elbasanit i ka kaluar kufijtë e sportit. Gjatë ndeshjes dy lojtarë janë konfrontuar me njëri-tjetrin duke sjellë më pas dhe agravim të situatës.

Alfred Allamani dhe Aldo Bella u përplasën mes tyre në fushën e blertë e më pas jashtë saj. Ata e kanë rifilluar zënkën e tyre më pas edhe jashtë stadiumit siç raporton “Sport Ekspres”.

Kjo situatë ka sjellë ndërhyrjen e policisë që i ka shoqëruar të dy në komisariat. Lojtarët më pas janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe policinë duke bërë që kjo e fundit t’i lejë të lirë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: