Kryeministri Edi Rama, në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit nuk i ka kursyer batutat me pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

Ai është shprehur se në rast se do të dëshirojë që Paris Saint-Germain të fitojë finale, pjesëmarrësit e Kongresit Botëror të Ligjit duhet që më 30 maj të vijnë sërish në Tiranë.

“Në shprehje të mirënjohjes për gjithçka që po bëni për të mbështetur procesin e reformimit dhe zbatimit të reformës në Drejtësi, patëm dje kënaqësinë të mbështesnim fitoren e PSG. Nëse doni të fitoni finalen, ejani sërish në Tiranë më 30 maj”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb