Deputeti i PD, Dashnor Sula, shkruan në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama shpenzoi shuma të konsiderueshme parash për Kongresin e PS.

Sula thekson se shqiptarët po varfërohej, ndërsa ato që përfitojnë janë oligarkët. Një shqetësim tjetër sipas deputetit, është largimi i të rinjve dhe fëmijëve që nuk po regjistrohen në shkollë, pasqyruar kjo në të dhënat e INSTAT.

Postimi i Dashnor Sulës:

Kur të tradhton vetvetja!

Në mes të një krize të pashembullt, Edi Rama shpenzoi dje shuma të konsiderueshme parash për propagandë në Kongresin e PS-së. Por dje atë e tradhtoi vetvetja!
Të gjithë e ja njohim meritën Ramës për manipulimin e opinionit publik. Por dje ai e kuptoi edhe vetë që gënjeshtrat që po thoshte se nën qeverisjen e tij pasojat e tërmetit dhe Covid-19 u ndien më pak dhe se qeveria po bënte maksimumin për të dalë më të fortë nga kriza e pasojave të luftës në Ukrainë. Sikleti që i krijoi bindja se nuk po manipulonte dot opinionin publik, e bëri SULLTANIN ti shkonte djersa në majë të hundës në një sallë të stërmadhe e që vetëm vapë nuk ishte.

Që të djersinte kaq shumë prej emocioneve prej atyre që kishte përballë, as këtë nuk e beson njeri sepse është fakt i njohur botëror që janë të gjithë në rresht dhe s’ka kritikues.
Shqiptarët po varfërohen çdo ditë edhe më shumë. Diskutimi në familjet shqiptare nuk është për mirëqenie, por aty diskutohet për bukën e gojës rritja ekstreme e çmimeve po ja bën më të vështirë sigurimin.

Në vend të harxhimit të buxhetit të për propagandë, Edi Rama duhet të ndërmarrë politika lehtësuese për familjet shqiptare. Ai duhet të ndal politikat për oligarkët sepse ndryshe në Shqipëri do mbesin vetëm ai dhe oligarkët. Statistikat e fundit të INSTAT treguan uljen e ndjeshme të numrit të nxënësve në shkolla ndërsa ekspertët e lexojnë këtë si një ikje masive dhe ulje të numrit të lindjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb