Në Uashington, ka pasur një përpjekje për të përshpejtuar procesin për akordimin e fondit prej 40 miliardë dollarësh si ndihmë për Ukrainën. Dy senatorët, kryedemokrati dhe republikani kryesor në Senat bashkuan forcat në një shfaqje të rrallë uniteti, pasi të dy ranë dakord për nevojën për të dërguar në Kiev paketën e ndihmës, më e madhe në dekada.

Por një senator, republikani Rand Paul nga Kentaki, ka arritur ta vonojë këtë proces. Paul, i cili historikisht ka kundërshtuar shpenzimet për ndihmën e huaj, refuzoi të mbështeste propozimin që kishte nevojë për mbështetje unanime. Ai po kërkon ndryshimin e legjislacionit për të kërkuar që një zyrtar të mbikëqyrë shpenzimet për konfliktin, raporton BBC.

“Nëse senatori Paul këmbëngul në kërkesat e tij të pamatura… gjithçka që ai do të arrijë është të vonojë ndihmën e nevojshme për Ukrainën,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: