“Në negociatat me Serbinë duhet të vihet kusht zbardhja e fatit të të pagjeturve”. Kështu deklaroi Glauk Konjufca ditën e sotme ku familjarët e personave të zhdukur mbajtën homazhe në sheshin e Prishtinës.

Konjufca, i cili ditë më parë u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se në të ardhmen duhet të bëhet më shumë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, duke theksuar që kjo çështje të jetë një lloj kushti në negociatat me Serbinë.

“Është bërë njëfarë përpjekje që fati i tyre të zbardhet, por mendoj që në të ardhmen duhet të bëhet më shumë, edhe prej institucioneve të Kosovës, edhe prej çdo zyrtari politik e institucional të shtetit, e të Republikës së Kosovës, që ta ngrinin zërin kudo që jemi, edhe në negociatat e ardhshme me Serbinë, që kjo të jetë një lloj i kushtit i Republikës së Kosovës që ata të cilët janë përgjegjës dhe fajtor për humbjen e jetës dhe për zhdukjen e familjarëve dhe më të dashurve tanë, të japin përgjegjësi së pari para drejtësisë, dhe të kthehen trupat e familjarëve tuaj. Ne gjithmonë do të përpiqemi të jemi në krye të detyrës që të bëjmë atë që kërkohet prej nesh”, tha ai.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: