Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Konkurrencën,  paralajmëroi të martën Kinën kundër çdo lloji konkurrence të pandershme, duke i kërkuar që të ofrojë të njëjtat kushte për sipërmarrjet europiane si ato nga të cilat përfitojnë kompanitë kineze në BE.

Vestager theksoi se “është e rëndësishme që të punohet për një konkurrencë të ndershme jo vetëm në aplikimin e rregullave të konkurrencës por gjithashtu në aspektin e reciprocitetit”.

“Mendoj se është një problem që, për shembull, ne lejojmë një sipërmarrje kineze të zhvillojë biznesin në Europë, por ekzistojnë limite shumë strikte kur një sipërmarrje europiane kërkon të zhvillojë biznes në Kinë”, shtoi ajo.

“Së dyti, mendoj se është e rëndësishme që të mund të filtrojmë investimet direkte të huaja për të mbrojtur rendin publik, sigurinë dhe sigurinë kibernetike në BE”, vazhdoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb