DELVINË- Është zhvilluar sot mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Delvinës, ku është betuar edhe kryetari i ri Rigels Balili, i cili fitoi në zgjedhjet e 21 qershorit nën siglën e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Këshilli do të përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve, 11 të majtë: përkatësisht 4 këshilltarë LSI, 3 PS, 2 PDIU, 1 PLD dhe 1 PEISH si dhe 4 këshilltarë të djathtë përkatësisht 2 PD, 1 PR dhe 1 PAA.

Në mbledhje gjithashtu u zgjodh kryetare e këshillit bashkiak Alba Huda nga LSI si dhe dy anëtarë të këshillit të qarkut Vlorë, Rigels Balili, kryetar i bashkisë Delvinë dhe Arbër Zejnati i LSI. Mbledhja dhe të gjitha procedurat u ndoqën nga deputetët Spartak Braho, Andrea Marto dhe Mira Shehu, të cilët përshëndetën dhe i uruan suksese Këshillit të ri dhe të zgjedhurve të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: