Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se duke filluar nga sot takimet për Pasaporta dhe karta ID do të jenë sipas datës dhe orës së caktuar në e-mail-et që kanë marrë.

Konsullata thekson se, “sa më sipër bëhet e detyrueshme për të evituar radhën, pritjen dhe konfuzionin”, raporton ATA.

“Sipas masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek për grumbullimet. Maska dhe dorezat, paraqitja në orar, distancimi social dhe evitimi i konfuzionit në hyrje të Konsullatës janë detyrim për shtetasit që do të paraqiten për marrjen e shërbimeve”, shton Konsullata.

Gjithashtu nevojitet, “dokumentacioni paraprak i detyrueshëm. Të keni bërë aplikimin online: Pagesën në Bankën Ethniki në nr. llogarisë 212/480800-26: Pagesa për Pasaportë është 130 euro dhe Kartë ID 12 euro: Lutemi të paraqisni fizikisht faturën, nëse e bëni pagesën online nga e-banking ta printoni atë. Paraqitja në orarin e caktuar dhe me masa mbrojtëse”.

Konsullata publikon edhe orarin e punës për periudhën deri në 30 qershor:

E hënë – E premte nga ora 8:00 deri 18:00;
Ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 16:00;
Ditën e diel nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: