Nëse zgjoheni vonë dhe e konsumoni mëngjesin vonë ose e shmangni atë, mund t’ju duhet të ndryshoni këtë zakon jo të shëndetshëm.

Një studim sugjeron se konsumi i mëngjesit mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera të metabolizmit.

E madje mund t’ju ndihmojë të shmangni një faktor rreziku të lidhur me diabetin që është të qenit mbipeshë.

Mësoni më poshtë se çfarë tregojnë studimet e fundit rreth kohës së duhur për konsumin e mëngjesit.

Cili është vakti që nuk duhet të shmangni sipas ekspertëve të shëndetit?
Studimet zbuluan se njerëzit që hanin mëngjes më herët se ora 8:30, kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak rezistencë ndaj insulinës sesa njerëzit që e konsumonin vaktin e tyre të parë më vonë gjatë ditës.

Rritja e glukozës në gjak dhe rezistenca ndaj insulinës, e cila ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, janë dy shënues të prediabetit dhe diabetit të tipit 2.

Studime të tjera kanë sugjeruar se dieta e njohur, e cila lejon që një person të hajë sa të dojë vetëm gjatë një kohe të caktuar, përmirëson shëndetin metabolik.

Megjithatë, ky studim zbuloi se rezistenca ndaj insulinës u rrit me intervale më të shkurtra, ndërsa niveli i glukozës në gjak nuk u lëkund në mënyrë të konsiderueshme.

Me fjalë të tjera, ju mund të jetë më mirë të konsumoni vaktet tuaja në kohën e tyre sesa të përpiqeni t’i grumbulloni të gjitha në një afat të shkurtër kohor.

Dhe sigurisht, mundohuni të konsumoni mëngjes sa më herët!

Studimi zbuloi se ngrënia e vaktit të parë të ditës, pas orës 8:30 të mëngjesit shoqërohej me rritje të sheqerit në gjak dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës. Pra, zgjohuni herët dhe konsumoni një mëngjes të pasur në vlera ushqyese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: