Me batuta është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tashmë në rolin e zv.ministrit të Energjetikës, Ardi Veliu.

Gjatë fjalës së tij në shqyrtimin e projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike” në cilësinë e komisionit përgjegjës, Veliu ishte duke lexuar raportin e tij, ndërkohë që në bisedë ndërhyri Salianji.

Ky i fundit; “A mund ta lexojë një tjetër relacionin se nuk u kuptua çfarë tha Ardi Veliu”.

“Siguria kibernetike duhet të ndjekë disa procedura që janë të rregulluara me ligj dhe t’ju japë operatorëve mundësi për të ofruar oferta më të mira. Me rëndësi është se duhet të fokusohemi te pjesa e elementeve te sigurisë që duhet të fitojmë gjatë këtij procesi. Për të pasur elemente të cilët duhet të jenë të pakontestueshëm, në sinkron me politikat e NATO-s duhet të kemi subjekt të suksesshëm.”, tha Veliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: