Deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita në interepelancë urgjente në Kuvend e ka cilësuar Sandër Lleshajn si Ministri i Brendshëm më i dështuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëia.

Lita thotë se Lleshaj i urren policët pasi ia hoqën spaletat pa u futur mirë në Ministrinë e Brendshme.

Sipas tij nëse Lleshaj do kishte moralin e një ushtaraku nuk do ulte e të përçmonte figurën e policit.

”Ministri më i dështuar, nëse do kishte moralin e ushtaraku nuk do ulje figurinë e policit dhe do e përçërmojë. Nëse do e kishte bërë një ministër civil edhe mund të kapërdihej, por jo një ushtarak.

Ty t’i hoqën spaletat pa u bërë mirë ministër i brendshëm. Kjo të bën t’i urresh policët.”- tha Lita.

Seancën e kaluar në një debat të ashpër Sandër Lleshaj iu drejtua Murrizit disa herë me frazën ”Polic ke qenë, polic ke mbetur, polic!”.

Ky cilësim ka ndezur një debat lidhur me kontekstin e përdorur nga Lleshaj që është marrë si një ulje të figurës së policit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb