Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Korçës në shoqërinë e një grupi të rinjsh dhe të rejash.

Meta shprehet në mesazhin e tij se Korça e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj sepse do votojë dy herë numrin 1, për këshillat bashkiakë dhe për kryetare të bashkisë Ledina Aliollin.

“Përshëndetje nga Korça, e cila e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj sepse do të votojë dy herë numrin 1. Do votojë numrin 1, koalicionin “Bashkë fitojmë” për Këshillat bashkiake dhe pa asnjë diskutim do të votojë numrin 1 për kryebashkiake të Korçës Ledina Aliolli.
Një ditë të mbarë miq nga Korça e Ndryshimit.
Bashkë?Fitojmë!✌️??
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Korçë #LedinaAlolli #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim”, shprehet Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: