Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare kantautori i njohur korçar Gjergji Peleshi.
Ai ka qënë pjesë për shumë vite i korit ”Lira”, por njihej gjerësisht edhe për serenatat korçare.
Gjergji Peleshi u rrit në një familje, e cila kishte një lidhje të ngushtë me muzikën e serenatave dhe se bashkë me vellain e tij Ilkë Peleshin u kujdesën që ta trashegonin këtë traditë.
Peleshi ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në jetën artistike të qytetit gjithë jeten e tij e kaloi duke kënduar duke i falur magjinë e serenatave të tij qytetit të Korçës.