Nga ELTON DONO
KORCE- Prej dy vitesh gazetarja Irena Vreto vuan pasojat e diagnostikimit të gabuar nga mjekët e një klinike private. Pas shfaqjes së simptomave të sëmundjes,Vreto ju ka besuar mjekëve të kësaj klinike, të cilët e siguruan se ajo vuante nga hernia diskale. Por pas disa kohësh gjendja e saj u rëndua duke u shoqëruar edhe me paralizë të gjymtyrëve të poshtme. Diagnostikimi i saktë dhe kurimi në një spital grek, i ka shpëtuar jetën gazetares, por pasojat e mosndërhyrjes në kohë, janë të dhimbshme.

Vreto akuzon mjekët e klinikës private në Korçë për mungesë profesionalizmi, të cilët refuzojnë të pranojnë përgjegjësinë për rastin e saj.

Vreto prej disa muajsh ka depozituar padi në Prokurorinë e Tiranës ndaj mjekëve të klinikës private, reagim që do të pasohet edhe me padi në Gjykatën Civile. Në pamundësi fizike për të ndjekur vijueshmërinë e hetimeve,Vreto kërkon nga Prokuroria të përfundojë në kohë procesin e hetimit të rastit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb