I ftuar në Medicus, nga Daljana Sejdia, ishte neurokirurgu Artid Lami, i cili u ndal gjatë tek nervi shiatik dhe hernia diskale. Ai ndau në ‘Medicus’ në News24 disa nga informacionet më të rëndësishme lidhur me ndërhyrjet kirurgjikale, të cilat jo rrallë herë neglizhohen për shkak të frikës së pacientit.

Pyetjes nëse operacioni i hernies shkakton paralizë, dr.Lami u përgjigj:

“Pacienti vjen dhe thotë vetë që nuk e duron dot dhimbjen. Por ende edhe në ditët e sotme ekziston një lloj frike tek njerëzit që shprehen se nëse operon hernien diskale, paralizohesh. Kjo gjë nuk është e vërtetë, u shpreh dr. Lami, përkundrazi operacioni të ndihmon të mos paralizohesh. Kemi pasur rastin e një pacienti, të cilit i ështe komunikuar që keni një hernie të madhe dhe duhet të operohesh, por ka refuzuar, pas një jave vetëm nga një kollitje është paralizuar, duke shkaktuar një sindrom kaudal, emergjent. Ky rast i konfuzon paska njerëzit, duke menduar që operacioni i hernies të paralizon, por në këtë rast, pacienti ka qenë i paralizuar dhe në momentin e ndërhyrjes nuk ka arritur të shpetojë nga paraliza, për shkak të mos kryerjes në kohë të operacionit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: