KORCE- Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë-Devoll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 pranë fshatit Dishnicë, teksa motori me të cilin udhëtonte çifti Çaushi është përplasur me një automjet me targë AA 238 AT.

Si pasojë e përplasjes, A. Çaushi, i cili drejtonte motorin, dhe gruaja e tij E. Çaushi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: