Mund të jetë një zhvillim në gjetjen e ‘pacientit të mundshëm zero’, që ka shpërndarë Koronavirusin në Vo. Një fermer 60-vjeçar i një fshati aty pranë, Albettone (Vicenza), frekuentues i barit të Vo’, kishte qenë në Codogno dhe në qendra të tjera të lodigiano, vatra e virusit në Lombardi, në javën e shkuar dhe tani ka kollë dhe simptoma gripi.

Lajmin e bën me dije bashkiaku i Vo’, Giuliano Martini. ’Kemi njoftuar autoritetin shëndetësor lokal dhe bashkiakun e Albettone. Fermeri është shtruar në spitalin e Vicenza si masë paraprake, dhe tani ka thjesht simptoma gripi. Ai kishte shkuar në zonën e Lodit për të paraqitur një libër që shkroi për bujqësinë organike. ‘Sot në mëngjes ky person telefonoi në farmacinë time për të kërkuar këshilla sepse ishte sëmure-tregon bashkiaku i Vo-kishte një kollë të fortë. Djali im, që punon me mua, më njoftoi menjëherë. Që nga aty filluam raportimet’.

Në Vo’ Euganeo banonte Adriano Trevisan, viktima e parë italiane e Covid-19.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb