Koronavirusi ka kapur bilancin e 100 mijë rasteve të konfirmuara në të gjithë botën. Por lajmi i mirë është se më shumë se gjysma e tyre janë shëruar totoalisht pasi 55 mijë e 448 kaluan koronavirusin me sukeses ndërsa 3 mijë e 410 nuk ja dolën.

Europa është një nga kontinentet më të prekura teksa vetëm Shqipëria, Moldavia, Qipro dhe Bullgaria janë të vetmet që nuk janë prekur. Po ashtu edhe Kosova nuk është prekur ende kurse të gjitha vendet e tjera të rajonit janë prekur nga koronavirus. Situata më problematike në Ballkan duket me Greqinë që ka 45 raste kurse fqinjët përtej Adriatikut Italia po përballen me një situatë të rëndë në rajonin verior të Lombardisë ku me 149 viktima dhe 3 mijë e 858 të prekur.

Kina mban kryesimin sa i përket koronavirusit me 80 mijë e 500 të prekur dhe mbi 3 mijë viktima ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Irani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb