Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me ekspertë të shëndetësisë. Burime i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Osman Stafa, se takimi po bëhet për të koordinuar informacionet dhe qëndrimet në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë për koronavirusin.

Siç mëson gazetari Stafa, në takim janë edhe ish-deputetë dhe ekspertë të PD, me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.

Ndërkohë, sipas PD, situata që raportojnë mjekët apo qytetarët, që kanë ardhur mbrëmjen e kaluar dhe sot nga Rinasi, është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministrja e Shëndetësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb