Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, duke folur për “News 24” në lidhje me koronavirusin tregoi se nëna e saj punon në një spital në Njo Jork dhe është në ndihmë të të gjithë të prekurve nga virusi.

Po ashtu, Duma theksoi se personeli shëndetësor mendon gjithmonë se është i paprekshëm, mirëpo pikërisht mjekët dhe infermierët janë ata që preken më së shumti.

“Nëna ime punon në spital në Nju Jork. Mjekët kanë mjete të mira. Ka dizinfektim. Dendësia e popullatës atje është e madhe. Mjekët dhe infermierët mendojnë se janë persona që nuk preken, por në fakt edhe personeli shëndetësor mund të preket, madje rrezikohet më shumë.

Kur puna bëhet “mision”, nuk kuptohet rreziku. Duhet t’ju jepet shumë rëndësi mediave, në këtë situatë. Adresimi me masa ekonomike duhet ndërmarrë edhe në media”, u shpreh Duma.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb