Gjykata e Apelit ka shpallur mbrëmjen e sotme vendimin për të arrestuarit për bastet online. Dy të arrestuarit kryesorë, Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj, nga arrest me burg janë çuar në arrest shtëpie, ndërsa për të gjithë të tjerët është urdhëruar lirimi.

Kujtojmë se Ministria e Drejtësisë kërkoi pak ditë më parë që institucionet e drejtësisë të udhëzohen që të mos shtojnë numrin e të burgosurve për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb