Sa i përket personave të infektuar, koronavirusi ka kaluar virusin e famshëm të SARS-it në 2003. 8 mijë e 287 të prekur nga virusi numërohen në të gjithë botën.

SARS-i numëronte në vitin 2003 8 mijë e 98 të prekur në 17 vende të botës. Por shkaktoi 774 të vdekur.

Kurse koronavirusi në pak ditë është përhapur në 22 vende por vdekjet janë të gjitha në Kinë, 171, shumë larg nga bilanci i SARS-it.

Koronavirusi i përcaktuar shkencërisht si  2019-nCoV, u shfaq në mes janari në Wuhan të Kinës pasi disa njerëz shfaqën pneumoni. Vaksianat nuk bënin efekt tek njerëzit e prekur me këtë virus dhe Kina u alarmua pasi kuptoi se kishte të bënte me një virus serioz dhe vdekjeprurës.

Nga Wuhan, virusi në disa ditë u përhap në të gjithë Kinën, vendet fqinje duke kapërcyer edhe oqeanet, në Australi, SHBA dhe Europë. Amerika e Jugut dhe Afrika nuk kanë shpallur ende ndonjë të prekur me koronavirus.

Sa i përket rajonit të Ballkanit, dyshimet janë në Greqi, Turqi, Bullgari dhe Rumani, por ende asnjë i diagnostifikuar si i prekur. Kurse Shqipëria ngelet ende e pastër teksa shtetasit që janë kthyer nga Kina nuk kanë rezultuar me koronavirus.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb