Ambasadorja shqiptare në Amerikë Floreta Luli Faber ka reaguar pas shpalljes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Donald Trump në SHBA për shkak të koronavirusit.

Ajo thotë se janë anuluar ose shtyrë për një afat të pacaktuar të gjithë aktivitetet fillimisht të programuara deri në muajin maj. “Krijohet përshtypja që deri atëhere mund të mos kthehet normaliteti”, shkruan ambasadorja.

“Sot në SHBA, për ato që e lejon profili i punës, janë kërkuar të punojnë nga shtëpia. Universitetet janë mbyllur dhe viti shkollor do përfundojë online! Shkollat e mesme mund të rihapen pas disa javëve, por pritet një urdhër i dyte. Janë kanceluar ose shtyre për një afat të pacaktuar të gjithë aktivitete fillimisht të programuara deri në muajin maj … krijohet përshtypja që deri atëhere mund të mos kthehet normaliteti”, thotë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb