Ministria e Shëndetësisë italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi dhe numri në total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në për 35.017 persona.

Autoritetet e Shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 230 raste të reja pozitiv dhe numri në total i të infektuarve ka shkuar në 243.736 të tjerë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 755 vdekje, si edhe 80 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb