Mediat italiane shkruajnë se që kur në Itali ka shpërthyer epidemia e koronavirusit, kanë vdekur 67 priftërinj.

Një prej gazetave italiane botoi një ditë më parë informacionin se deri në atë kohë kishin ndërruar jetë 50 prifërinj.

“Priftërinjtë sëmuren dhe vdesin si pjesa tjetër e njerëzve, ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër, edhe nëse aktualisht është shumë e vështirë të merresh me këtë lloj numërimi statistikor”, shkruan Avvenire.

Dy javë më parë, Papa Françesku u kërkoi priftërinjve të kishin guximin të dilnin dhe të shihnin të sëmurët. Itali, 67 priftërinj të vdekur nga COVID-19

“Priftërinjtë sëmuren dhe vdesin si pjesa tjetër e njerëzve, ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër, edhe nëse aktualisht është shumë e vështirë të merresh me këtë lloj numërimi statistikor”, shkruan Avvenire.

Dy javë më parë, Papa Françesku u kërkoi priftërinjve të kishin guximin të dilnin dhe të shihnin të sëmurët.

Kërkesa u bë më 10 mars, kur qeveria italiane kërkoi që italianët të kufizonin udhëtimet e tyre dhe të shmangnin kontaktin me të sëmurët.

Gazeta në fjalë shkruan se dhjetëra priftërinj të tjerë janë të infektuar, kurse shton se disa prej tyre janë në një gjendje më të rëndë shëndetësore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb