Spanja po shënon një rritje rastesh të reja me COVID-19 teksa disa rajone vetëm brenda një dite kanë thyer rekord të infektuarish.

6 rajone, nga Baskët tek ishujt Kanarine kanë tejkaluar maksimumin e rasteve që kishin regjistruar ndonjëherë. Ndërkohë shteti fqinj, Portugalia ka regjistruar 474 raste të reja dhe 3 viktima, shumica në rajonin verior.

Problematike mbetet situata në Kili që ka shënuar brenda 1 dite 2 mijë raste të reja.  Franca duket se po përjeton një valë të dytë, pasi këtë të shtunë ka regjistruar 5 mijë e 453 raste të reja, kurse të premten shënoi 7 mijë e 393 raste me COVID-19.

Kina nga ana tjetër pati 27 raste të reja asimptomatike brenda vendit, por vijon të importojë, 16 së fundmi. India pavarësisht rasteve të shumta me COVID-19, e ka çuar rihapjen në nivelin 4 duke mos bërë hapa pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb