Me një akt normativ, qeveria pritet që të lirojë pwrkohwsisht nga burgjet 600 persona. Ata pritet që të lirohen pwrkohwsisht, pasi për shkak të koronavirusit, mund të ketë shumë të infektuar në qelitë e vendit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se 600 të burgosur do të lenë burgjet. Ata do të plotësojnë një formular, ku do të shkruajnw faktin se për cfarë vepre penale janë dënuar.

Më pas, do të ngrihet një Komision, që do të përcaktojë nëse i dwnuari meriton që të marrë lejen.

“Do ketë akt normativ për këtë gjë. Nëse ndodh që njw person thyen rregullat, mund të kthehet sërish në qeli. Përfitojnë ata që janë të sëmurë dhe të moshuarit.

Përfitojnë të dënuarit për vepra të lehta penale dhe jo të dënuarit për krime të rënda si vrasja, anëtarësim në organizatë kriminale, krime të rënda seksuale etj”, tha gazetarja Lala.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb