ROMA

Italia ka raportuar këtë të diel, 564 viktima nga koronavirusii në 24 orët e fundit.

Ndërsa, një ditë më parë autoritetet kanë raportuar për 662 të vdekur, për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë lajmëroi se tashmë numri total i personave që kanë ndërruar jetë nga virusi ka arritur mbi 60 mijë njerëz.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj ka raportuar se në 24 orët e fundit kishte 18 887 infeksione të reja, nga 21 052 të një ditë më parë.

Italia, vendi i parë perëndimor që u godit nga epidemia, bëhet kombi i gjashtë në botë që tejkalon 60 000 vdekje, dhe i dyti në Evropë pas Britanisë.

Shteti italian ka regjistruar gjithashtu 1.73 milion raste deri më tani.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb