SHBA

Në SHBA numri i të vdekurve ka shkuar në 14. Shumica e të vdekurve sic raptojnë mediat amerikane janë të moshuar në një azil në Washington.

Deri më sot mbi 100 mijë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus në botë. Ditët e fundit virusi i tmerrshëm ka pasur një rritje në SHBA dhe në Evropë.

Në Itali numri i të infektuar i ka kaluar 4500 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 197. Në Gjermani numri i të infektuarve ka shkuar në 482, në Francë 423 dhe në Holandë 82.

Deri më sot virusi ka arritur në 91 vende në botë nga Kina, Koreja e Jugut dhe Italia që kanë numrin më të madh të të infektuarve tek Zelanda e Re, Kanada, Argjentinë, dhe Rusi etj. Në mbarë botën numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 3405.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: