Arrestohen katër italianë të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, me qëllim blerjen e influencës në Parlamentin Evropian.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritet belge, ku nga operacioni janë sekuestruar 600.000 euro cash, kompjutera dhe aparate celularë.

Prokuroria e vendit ka deklaruar se të katërt të dyshuarit, të cilët nuk janë identifikuar me emra, do të merren në pyetje dhe mund të paraqiten para gjykatës.

Në deklaratën nga prokurori federal thuhet se rasti ka qenë në hetim për disa muaj rresht, pasi janë dyshuar se një vend i Gjirit ka kërkuar të ndikojë në vendimet e Parlamentit Evropian duke “paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata” njerëzve me “një pozicion të rëndësishëm politik dhe strategjik”.

Katari, shteti që shquhet për pasuri të mëdha në gaz dhe naftë, i cili aktualisht aktualisht pret Kupën e Botës, u emërua nga Le Soir dhe Knack i Belgjikës si vendi që kishte ofruar shuma të mëdha parash dhe dhurata në një përpjekje për të dhënë vendime në parlamentin evropian. Të gjithë të dyshuarit janë shtetas italianë dhe thuhet se ishin aktivë në një OJQ për të drejtat e njeriut.

Sipas prokurorëve, kontrollet u kryen në pesë komuna të Brukselit. Në një deklaratë, Parlamenti Evropian, është shprehur se: “Si gjithmonë, Parlamenti Evropian bashkëpunon plotësisht me autoritetet kombëtare përgjegjëse. E njëjta gjë në këtë rast konkret.”

Kujtojmë që në vitin 2018, një hetim i brendshëm nga asambleja e Strasburgut doli në përfundimin se kishte “një dyshim të fortë” se anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët ishin “angazhuar bë veprimtari të një natyre korruptive”, duke ndryshuar raportet mbi Azerbajxhanin në favor të regjimit autoritar dhe duke mos ndjekur rregullat në deklarimin e dhuratave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb