Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ku kryefjala e bisedës ka qenë dialogu me Serbinë.

Limaj deklaroi se Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë dialog.

“Në fazën finalë ne presim të diskutojmë për të zhdukurit, dëmshpërblimet e luftës, ndërsa si objektiv kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare, e cila për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë. Austria ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ambasadori ofroi mbështetjen e plotë të Austrisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Austria është shtet mik i Kosovës, i cili i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit”-, shkruan në ‘Facebook’ Limaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: