E PËRDITËSUAR – Anglia dhe Kosova kanë dhuruar spektakël në stadiumin e Southempton. Për 90 minuta, janë shënuar plot 8 gola.

Goli i parë u shënua nga ana e Berishës, që surprizoi vendasit. Ndërsa pas kësaj nisi hakmarrja angleze. Vendasit realizuan plot 5 gola. Për luanët shënuan Stërling, Kane, Vojvoda (autogol) dhe Sancho dy gola të shpejtë në fund të 45 minutave.

Kosova u ringjall pas pushimit. Ata shënuan dy gola me anë të Berishës dhe Muriqit (penallti).

PJESA E PARË – Anglia dhe Kosova kanë përfunduar pjesën e parë të ndeshjes në stadiumin e Southempton. Të dyja ekipet kanë kundër-sulmuar shopesh herë, ndërsa sulmet e Anglisë kanë rezultuar vrastare.

Fillimisht ishte Kosova ajo që tronditi anglezët me një gol të shënuar nga Valon Berisha në minutën e parë të takimit. Ky gol duket se ishte edhe një shenjë për një hakmarrje të madhe angleze.

Tri luanët kundër-sulmuan me shpejtësi dhe shënuan plot pesë gola në aksionet e tyre. Një nga golat ishte autogol, shënuar nga Vojvoda. Stërling iu kundërpërgjigj golit të Berishës dhe barazoi gjithçka vetëm në minutën e tetë të takimit.

Kane në minutën e 19 dërgoi shifrat në 2:1, duke përmbysur shifrat. Pas kësaj, dardanët humbën nga morali i tyre dhe pësuan 3 gola rresht. Goli i tretë ishte një autogol i Vojvodës. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Sancho mendoi për vendasit, duke shënuar dy gola për dy minuta. Pjesa e parw e takimit u mbyll 5:1.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: