Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka falenderuar Kosovën për zjarrfikëset dhe ushtarët e dërguar në Kukës për shuarjen e zjarreve.

Me një postiim në Facebook Vasili Shkruan se në çdo hall vëllezit kosovarë janë me ne me mjete dhe forca.

Më tej ai shton se pas disa kohësh kjo ndihmë mund edhe të mos përmendet fare nga Edi Rama.

 

“Ne çdo hall vellezerit nga Kosova na gjenden dhe jane me ne edhe sot ne keto dite te veshtira te zjarreve ketu jane me forca e me mjete.

Ndersa Edi Rama dhe rilindja vetem halle mbi halle i hapin Kosoves!

Mos u çuditni hiç qe pas ca kohesh ndihma vellazerore e Kosoves per zjarret nuk do permendet fare nga Edi Rama, por do falenderoje Serbine, qe na solli Bregoviçin ne kohen e zjarreve”- shkruan Vasili në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: