Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar pas miratimit të raportit nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të raportit për Kosovën, duke e sjellë shtetin fqinj një hap më pranë anëtarësimit në KiE.

Begaj u shpreh se kjo është një arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Sipas tij kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane”, shkroi Begaj në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb