Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore me Armeninë në “Republican Stadium” në Yerevan. Edhe në këtë seancë stërvitore përveç ambientimit të lojtarëve me fushën,trajneri Franco Foda pjesën më të madhe të kohës ia ka kushtuar aspektit taktik. Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për lojë, teksa atmosfera brenda ekipit është pozitive, ku synohet që kjo fazë e re të nisë me fitore.

Sa i takon formacionit të mundshëm, “timonieri” me shumë mundësi do provojë disa lojtarë të rinj, ndërsa minuta do të ketë edhe për futbollistët me eksperienca. Ky nuk është testi i vetëm miqësor në muajin mars, pasi dardanët do të përballen edhe me Hungarinë.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: