KUKES- Qytetarët nga Kosova që kanë lindur në Kukës gjatë kohës së luftës në Kosovë duan shtetësinë shqiptare dhe korrigjimin e vendlindjes së tyre.

Shefi i Gjendjes Civile në Kukës, Shkëlqim Shehu thotë se shumë kosovarë kërkojnë vendlindjen në Shqipëri, por kjo është e pamundur, pasi nuk figurojnë të regjistruar që kanë lindur në Kukës. Ai thotë se në atë kohë iu dha përparësi mbijetesës dhe jo regjistrimit.

“Kemi një numër të madh kërkesash nga qytetarët e Kosovës që duan ndryshimin e vendlindjes për të marrë pasaportën shqiptarë. Por nuk kemi një regjistër për kosovarët e lindur në Kukës gjatë luftës, pasi në atë kohë iu dha përparësi mbijetesës, jo regjistrimit të tyre. Të lindurit nga Kosova s’janë regjistruar në Kukës, por u regjistruan qytetet kosovare. Janë rreth 300 fëmijë të lindur në mars-qershor 1999 në Kosovë”- ka thënë Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: