PRISHTINË- Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, zhvillojnë te marten ne mbremje në Bruksel raundin e 25 të dialogut në nivel të lartë kryeministror.

Pas takimit të “Western Balkans’ 6”, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Njoftimet nga Brukseli bëjnë të ditur se fillimisht përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini ka pasur takime bilaterale nga pesë minuta me kryeministrin Kosovar Mustafa dhe me kryeministrin serb Vuçiç.
Në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel janë zhvilluar deri sot 24 raunde të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel kryeministror, 23 mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe një mes kryeministrave Mustafa e Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, të cilët sonte po zhvillojnë takimin e dytë.

Para dy vitesh, në 19 prill 2013 është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton.

Kryeministrat e mëparshëm Thaçi dhe Daçiç kanë zhvilluar takimin e parë në 19 tetor të vitit 2012, gjatë të cilit kishte tre raunde. Në vitin 2013 kanë zhvilluar 17 raunde, ndërsa 3 në vitin 2014. Në vitin 2015, në 10 shkurt Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen per Drejtësinë, në takimin e nisur në mbrëmje një ditë më parë, të parin të kryeministrave Mustafa e Vuçiç, ku po ashtu për herë të parë ndërmjetësoi Përfaqësuesesja e re e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: