Pas mbarimit të seancës kur KQZ vendosi të mos i ndërpresë mandatin, Kreshnik Hajdarit, ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi e konsideroi një turp.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në Strasburg. Turp e faqja e zezë. Është një turp dhe një skandal. Ky që bën ky është turpi më i madh i Shqipërisë. E kemi miratuar vetë në Parlament që kur nuk deklaron i ndërpritet mandati. Këta nuk pyesin as për Parlament, as për Gjykatë të Lartë dhe as për Gjykatë Kushtetuese”, tha midis të tjerash Maliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb