Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thumbuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi nuk ka publikuar ende rezultatet e votimeve moniste, pavarësisht se kanë kaluar 7 ditë.

Vasili ka shkruar se kur merrnin pjesë të gjitha partitë, rezulatet dilnin për 3 ditë.

Postimi i plotë:

Të babëzitur dhe të trashë!!

Për tre ditë dilnin rezultatet e zgjedhjeve kur merrnin pjesë të gjithë partitë,

kanë një javë që nuk i nxjerrin dot!!

as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe Rilindja,

Megjithëse ishte vetëm rilindja dhe kur kanë votuar e numëruar po vetë.

Sa të babëzitur si hajdutë por edhe shumë të trashë si manipulues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb