Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Vlorë dhe shpalli fitues Dritan Lelin, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi gjithashtu edhe tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Vlorë.

Po ashtu, KQZ hodhi shortin për kërkesën ankimore nr.45, të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike, e cila do të relatohet të martën, më 9 korrik 2019.

KQZ vendosi që relatimi i kërkesave ankimore nr.17 deri tek kërkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe nr.38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike, do të relatohen në mbledhjen e ditës së martë 9 korrik 2019, në orën 10:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: