Ilir Krasniqi, lojtari i Kosovës, ka dalë para mediave në prag të përballjes së Kosovës me Izraelin, ku ka ndarë pritshmëritë e tij për sfidën

“Fillimisht, nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izraeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. Dinë të luajnë në hapësira të ngushta. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë.

“Kemi nevojë gjithmonë për përmirësime dhe mësojmë nga loja e kaluar. Nga Austria kemi mësuar të jemi më kompakt dhe të luftojmë për njëri-tjetrin.

“Pra, nesër në fushë të paraqitemi si është më së miri”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb