Recete nga znj Eneida
Përbërësit

250 gr fasule
4 qepë të thata
1 karotë
1 gjethe dafine
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Lëngun e një limoni
2 lugë uthull
4-5 lugë vaj ulliri
Majdanoz i freskët

Përgatitja
Vendosim në zierje fasulet për 25 minuta. Më pas u heqin ujin e parë dhe i vendosim sërish në zierje me karotën, qepën dhe gjethen e dafinës. I lëmë rreth 45 minuta dhe i heqim. Qepën dhe dafinën i heqim, te karotat shtojmë vaj ulliri, lëngun e limonit, uthullën, piperin e zi, kripën dhe i bëjmë pure. Në një tigan skuqin qepët e prera në feta, në vaj ulliri deri sa të zbuten. Shtojmë kripë, piper të kuq dhe të zi. E servirim kremi e fasuleve me qepët lart dhe majdanozin e freskët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: