Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka këshilluar poseduesit e celularëve inteligjentë që të tregojnë kujdes pasi sipas tij kompanitë prodhuese të tyre janë duke bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të vendeve përkatëse.

Të enjten, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte zbuluar një operacion të inteligjencës amerikane që përdorte një program virusi në pajisjet “Apple”.

Vetë kompania u përgjigj duke pretenduar se nuk po bashkëpunonte me inteligjencën amerikane.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov, duke komentuar situatën për mediat, theksoi se të gjithë punonjësve të Shtabit Presidencial u ndalohet përdorimi i iPhone për qëllime zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb