Takimi shumë i përfolur mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe princit trashëgimtar saudit në samitin e G20-ës që zhvillohej në Buenos Aires javën e kaluar ishte një shenjë e lidhjeve të forta, tha sot Kremlini.

Ky takim rinor shkaktoi shumë zhurmë në hapje të samitit dhe solli shumë dënime nga ana e ekspertëve në median amerikane. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë.

Nga ana tjetër, princi trashëgimtari saudit, Mohammed bin Salman është në zemër të kritikave nga qeveritë dhe aktivistët e të drejtave në të gjithë botën për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ky takim tregon për një marrëdhënie të mirë personale mes Putinit dhe Mohammedit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve. “Putin dhe Mohammed, vendet e të cilëve varen nga eksporti i naftës, biseduan për bashkëpunimin në kuadër të OPEC-ut gjatë takimit në samitin e G20-ës”, sipas Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: