Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka komentuar vdekjen e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin. Lukashneko tha se vdekja e Prigozhinit është ‘shumë mizore’ për të qenë urdhër i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk mund të them se kush e bëri… Por unë e njoh Putinin. Ai është një person i matur, shumë i qetë. Vrasja e supozuar është punë shumë e vrazhdë, joprofesionale për të qenë urdhër i tij”, tha Lukashenko.

Lukashenko ishte personi që ndërmjetësoi marrëveshjen mes Kremlinit dhe Prigozhinit, për kryengritjen e Ëagnerit në Rusi gjatë muajit qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb