Ciceroni i Muzeut Kadare në Gjirokastër, Bruno Pjetri, në një komunikim me gazetaren Brikena Metaj në News 24 dha më tepër detaje për kremtimin e 89-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Pjetri u shpreh se që nga viti 2019, numri i vizitorëve në muzeun që i dedikohet Kadaresë është dyfishuar. Ai tha se numri më i lartë i vizitorëve është nga Franca, duke shtuar se ka vizitorë edhe nga Austria, Gjermania e vende të tjera europiane.
Bruno Pjetri, ciceron në Muzeun Kadare: Ky 28 janar është ndryshe nga të tjerët. Kadare ka lënë pas një trashëgimi të madhe letrare. Vizitorët janë shtuar në tre vitet e fundit. Vendin e parë sa i përket vizitorëve e zënë francezët, por ka edhe gjermanë, austriakë, ka larmishmëri gjeografike. Ata që vijnë këtu janë dashamirës së shkrimtarit dhe e njohin mirë veprën e tij.
Ismail Kadare është krenari për qytetin e Gjirokastrës. Ai është shumë i njohur mbarë botën. Gjirokastra duhet të bëjë aq sa ka bërë Kadare për qytetin tonë. Edhe në janar numri i vizitorëve ka qenë në rritje.
(Balkanweb)