Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i ftuar në studion e “Të PaEkspozuarit” në Neës24 tha se Partia Socialiste ka përdorur një truk për shtyrjen e zgjedhjeve.

Spahiu tha se Edi Rama i dorëzoi me vonesë listat e zgjedhësve, në mënyrë që anullimi i zgjedhjeve mos të vijë nga “zbythja e tij, por t’ia lërë fajin kolegjit zgjedhor”.

“Është truk i PS. I kanë dorëzuar e zgjedhësve me vonesë, që anullimi i zgjedhjeve mos të vijë nga zbythja e Edit, por me një kolegj zgjedhor, gjykatat e Saliut anulluan zgjedhjet, do thotë Rama. Ai ika dorëzuar listat e deputetëve jashtë afatit. E ka lënë derën hapur,” tha Spahiu.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb