GJERMANI – Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka vizituar qendrat e azilantëve shqiptarë në disa qytete në Gjermani, ku është njohur me shqetësimet e tyre. Në takimin me azilantët shqiptare, Spahiu tha se “eksodi i tretë i shqiptarëve është më famëkeqi në histori”. Kreu i AK ka akuzuar qeverinë shqiptare si përgjegjëse për largimin e shqiptarëve drejt vendeve të BE, ndërsa ka bërë thirrje për reagim ndaj kësaj situate.

“Eksodi i tretë i shqiptarëve është më famëkeqi në histori. Azilantët urrejnë qeverinë, por jo Shqipërinë. Mënyra si vendi është qeverisur, e ka kthyer Shqipërinë në një burg të madh që duhet shpërthyer. Dita e kthimit po afron, ndaj ejani të rrëzojmë qeverinë më mafioze në Evropë. Evropa duhet të dëbojë qeveritarët, jo shqiptarët”, u tha Kreshnik Spahiu azilantëve shqiptarë në Gjermani me të cilët zhvilloi takime.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb