TIRANË- Drejtori i CIA John Brennan ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në vendin tonë ku është takuar me krerët kryesorë të shtetit.

Zyra e shtypit të Presidentit të Republikës shpërndau të mërkurën në mbrëmje foto nga takimi i Presidentit.

Sipas njoftimit nga Ambasada e SHBA-së, Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.

Mësohet se numri një i inteligjencës amerikane ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Brennan ka patur një takim edhe me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe me drejtues të komunitetit të inteligjencës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: